Site icon Gjakovapress

Myrvete Kurtishi: Gjakovarët e kanë dashur aktoren e madhe Leze Qena

Komuniteti artistik edhe në Gjakovë  si kudo kanë ndjerë thellë vdekjen e aktores së shquar Leze QenaTë gjithë ata që e njohën, miqtë , bashkëpunëtorët e kolegët që i ka rënë rasti të punojnë me të, gjithmonë kanë thënë se Lezja ishte ajo që i ndriçonte ditën sa herë që ishte në punë. Lezja ishte aktore shumë e dashur dhe me vlerë për Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku ka aktruar në shumë shfaqje, deri në vitet e fundit të jetës së saj por edhe në seriale e filma.

Njëra nga aktoret gjakovare që ka punuar një kohë të gjatë me Leze Qenën, është Myrvete Kurtishi e cila një ditë pas vdekjes, ka thënë se ishte një aktore e përmasave të mëdha që ka shërbyer si udhërrëfyes për aktorët e brezave pas saj.

“Më ka rënë të punoj nja 10 vjet me Lezen. Unë e thërrisja Nënë e ajo më konsideronte si vajzën e sajë të dytë.  Ajo ishte e veçantë, e dashur që shndërriste me dashuri. Kishte lindur në Prizren, jetonte në Prishtinë por në Gjakovë sa herë vinte ndjehej si në shtëpinë e vet. Ngado që endej në Gjakovë e uronin, e thërrisnin për kafe, kishin dëshirë të ndanin moment me të.” ka kujtuar sot, Myrvete Kurtishi. Në faqen e saj të fejsbukut, Kurtishi ka botuar një foto me Leze Qenën duke e komentuar:  “Ky ishte momenti i fundit që kam ndejt me ty, o engjull!. Faleminderit për ditët dhe momentet e bukura që i kam kalu me ty. Do të jesh gjithmonë në zemrën time. Lamtumirë,  u prehsh në paqe!

Leze Qena ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 85 vjeçare, ndërsa është varrosur sot në Prishtinë.  

Exit mobile version