Ndahen Çmimet e Mitingut te 54 të Poezisë
Gjakova për tri ditë ishte nikoqire e poetëve nga trojet shqiptare . Mitingu i 54 i poezisë i organizuar nga Klubi Letrar Gjon Nikollë Kazazi , është mbyllur të shtunen mbrëma me Oren e madhe letrare ku poezitë e tyre i kanë lexuar 18 poet.
Juria profesionale me këtë rast ka ndarë edhe çmimet tradicionale. Çmimin “Ali Podrimja” për poezinë më të mirë të lexuar në këtë mbremje e kanë ndarë dy poet:, Rexhep Shahu dhe Helena Halilaj. Ndërkaq çmimin “Din Mehmeti” për librin më të mirë të botuar në mes dy mitingjeve, juria ka vendosur ti ndaje për botimet e poeteve Nikollë Loka, për vëllëmin e tij të ri “Natën kapërceje pa leje”, si dhe per vëllimin e poetit gjakovar Ilir Hajdari “Xhevap Lirie”
Çmimi “Yllka Domi” që jepet për poetet deputante, i takoj poetes Manjolla Braho. Po ashtu janë shpërblyer edhe tre poet të rinj, Dea Komani, Orest Kryeziu dhe Erlinda Krasniqi, të cilët poezitë e tyre i kanë lexuar në orën letrare në diten e parë, në hapje të Mitingut.