Veprimtaria e pasur artistike e këngëtarit Met Godeni shtrihet nga mosha rinore me grupet muzikore të lagjes Gecë, që kanë argëtuar bashkqytetarët nëpër rendet tradicionale e deri tek anëtari aktiv I grupit muzikor Ymer Riza, duke lënë gjurmë të pashlyera në muzikën tonë e në vecanti në ahengun gjakovë. Në vitet e 80-ta krijuesi madh i muzikës shqiptare Tish Daija, pasi kishte dëgjuar muzikën që e kultivonte shoqëria “Ymer Riza” kishte porositur Bacen Met, se meqense këngët gjakovare janë unike , duhet ti ruani sikurse sytë e ballit!