Nderohen dëshmorët e lirisë
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, së bashku me përfaqësues të OVL-UÇK-së, Drejtorisë Regjionale të Policisë dhe bashkëpunëtor, kanë filluar ditën e 17 Shkurtit me homazhe dhe nderime pranë varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës së Gjakovës! Duke i uruar familjet e të rënëve për shtetin e Kosovës, Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka thëne se trimëria dhe sakrifica e Dëshmorëve dhe Martirëve, janë arsyet më të forta që të angazhohemi që sa më shpejtë, Lirinë dhe Pavarësinë ta përmbushim me zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës!
Homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve kanë bërë edhe delegacione të subjekteve politike të komunës së Gjakovës.
Ndryshe në përvjetorin e shtatë të Pavarësisë së Kosovës, banorëve të komunës , me një urim ju ka drejtuar edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
“Në emër të komunës së Gjakovës, ju uroi nga zemra 7 vjetorin e Pavarësisë, duke dëshiruar që gjatë viteve të ardhshme, shtetësia e Kosovës të përmbushet me mirëqenie, perspektivë dhe zhvillim të gjithëmbarshëm”, thuhet në urimin e Kusari-Liles.