Ndërrimet në kreun komunal- Dorëhiqet kryesia e KF Vellaznimi
Klubi i Futbollit “Vëllaznimi”-Gjakovë, të hënën ka njoftuar opinionin se kryesia e deritashme ka dhënë dorëheqje. Në këtë njohtim mes tjerash thuhet
“KF Vëllaznimi” vazhdon të funksionoi si klub publik, ku pjesën kryesore të financimit të tij, deri më tash, e ka bërë Kuvendi i Komunës së Gjakovës, nga buxheti i vetë, përkatësisht nga buxheti i Drejtorisë Komunale për Sport. Nisur nga kjo e dhënë edhe menaxhuesit e Klubit i ka caktuar Komuna, ose më saktësisht Drejtoria Komunale e Sportit. Meqenëse, pas zgjedhjeve të fundit lokale, të hënën më 16.12.2013, është bërë dorëzim-pranimi në mes të pushtetit të deritashëm dhe atij të porsazgjedhur, e njoftojmë opinionin futbolldashës, simpatizuesit e “Vëllaznimit” (kuqezinjtë e Jakovës) dhe zyrtarët e pushtetit të porsazgjedhur lokal në Gjakovë, se kryesia e deritashme e K.F.”Vëllaznimi” që nga dita e sotme jep dorëheqje nga postet, detyrat dhe obligimet që i ka pasur në Klub. Kryesisë së re i dëshirojmë suksese të cilat do ta afirmojnë edhe më shumë Klubin e Futbollit “Vëllaznimi” e në këtë mënyrë do të afirmohej edhe më shumë sporti gjakovar por edhe vetë komuna e Gjakovës” thuhet në njoftimin që është nënshkruar nga kryetari i deritashëm Agim Koci.