Ndërroi jetë Baki Maliqi, kryetar i Shoqatës “Sofra Gjakovare”-Shkup
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 72-vjecare ka ndërruar jetë Baki Maliqi, veprimtar I shquar I kulturës dhe sportit, kryetar I Shoqates “Sofra gjakovare” në Shkup dhe legjenda e basketbollit shkupjan dhe e Maqedonisë. Maliqi viteve të fundit ishte mjaft aktiv në krijimin e urave të bashkëpunimit mes shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare dhe po realizonte projektin madhor të Sofrës duke përfshirë shumë qytete të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Kishte nisur me bashkëpunimet mes Shkupit dhe Gjakovës për të vazhduar me Shkodren e Tiranën. Ishte iniciator dhe veprimtar I palodhshëm I veprimtarive muzikore e sportive e në vecanti I mobilizimit të gjakovarëve që jetojnë e punojnë në Shkup për tu aktivizuar në jetën kulturore, shkencore e politike për të mirën gjithëkombëtare. Kishte arritur që të binjakëzoi Sofren… me shoqatën e intelektualve Jakova të Gjakovës dhe ishin realizuar tryezat e para shkencore.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Maliqi me rastin e vdekjes së Kryetarit të Shoqatës “Sofra Gjakovare”, Baki Maliqit. Kusari-Lila e ka vlerësuar shumë figurën e Baki Maliqit duke theksuar se ai ishte njeriu i cili mbajti gjallë kulturën dhe traditën gjakovare në trojet shqiptare në Maqedoni, por edhe më gjërë.
Në telegramin e Mimozes mes tjerash thuhet: Humbja e Bakiut, është humbje për gjithë Komunën e Gjakovës, pasi që i ndjeri në vazhdimësi dha shumë për traditën e cila gjithmonë gjakovarët i bëri të veçantë kudo ku jetuan ata.
Si kryetare e Komunës së Gjakovës, por edhe më herët, kisha nderin që Bakiun ta njihja nga afër, të dëgjoja shumë herë vizionin e tij për kulturën, për mbajtjen në jetë të këngëve të vjetra gjakovare, por gjithashtu në çdo komunikim të tij reflektonte krenaria që ndjente për Gjakovën.
Në këto qaste të dhembjes dhe pikllimit, më lejoni që në emër të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës t’ju shpreh ngushëllimet më të siqerta për familjen dhe për shoqatën “Sofra Gjakovare”. I ndjeri Baki Maliqi, gjithmonë do kujtohet si veprimtarë i denjë i kulturës dhe traditës.
Ndryshe Baki Maliqi, ishte aktiv edhe në jetën sportive. Ishte legjenda e basketbollit shkupjan dhe e Maqedonisë. Maliqi ishte trajner me përvojë më të madhe në një klub. Gjithë karrierën e tij e kishte kaluar si trajner i Sllogës. Katër herë ishte kampion i Maqedonisë me këtë ekip, kurse me Sllogën shtatë sezone ishte pjesë e Ligës së dytë në ish-RSFJ. Dy sezone kanë garuar në ligën më cilësore të ishjugosllavisë. Varrimi i Baki Maliqit do të bëhet të mërkurën në Shkup.