Wednesday, March 12, 2025
Lajme

Ndërroi jetë Gurakuq Dobruna, kryetari i Alternatives dhe krijuesi i mirënjohur

Të enjten, ka ndërruar jetë kryetari i Alternativës, dega në Gjakovë Gurakuq Dobruna. Ai , siç njofton Tv Syri Vision,  humbi betejën me jetën pas një infarkti masiv cerebral.  Atdhetari, veprimtari, fotografi dhe dizajner i njohur, Gurakuq Dobruna ka lënë gjurmë në gjitha këto fusha.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dobruna, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij si dhe të gjithë qytetarëve të Gjakovës i ka dërguar, kryetari komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

“Si kontributdhënës i palodhshëm në shëndetësi, art, politikë e shumë sfera tjera, humbja e Gurakuqit është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe shoqërinë e tij, por për tërë komunën e Gjakovës. Shembulli dhe kontributi i tij do të jetojnë gjatë në Gjakovë, qytetin të cilit ai i dha shumë. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka shkruar Gjini në FB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *