Profesorin Haxhosaj e kanë karakterizuar shumë tipare që e lartësojnë jo vetëm si krijues por edhe si një nxitës dhe mbështetës për talentët e rinjë, njeri human me vyrtyte të larta. Sikurse shumë redaksi me të cilat bashkëpunoi, edhe Redaksia e revistës Gjakovapres ka mbetur pa bashkëpunëtorin e denjë i cili botoi shkrime, analiza e kritika për teatrin. Halil Haxhosaj do të mbetet figurë e shquar që lë gjurmë në krijimtarinë letrare, si personalitet letrar i letrave shqipe. Duke njohur edhe aspektet teorike të letërsisë, më lehtë se shumëkush tjetër diti të futet skutave embrionale të krijimtarisë letrare për të nxjerrë në dritë një botë karakteristike, e cila ka shërbesën e dijes dhe pasurisë letrare si qëllim. Kjo pasuri mbetët pjesë e të gjithëve. Duke shtrydhur me elegancë frymëzimin shpirtëror, pa dyshim se rrjedh edhe e bukura në art.
Me këtë rast i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmëve. Bëhet me dije se mbledhja komemorative mbahet të martën në ora 12:30 maj ne sallën solemne te Pallatit te Kulturës në Gjakovë si dhe homazhet bëhen në hollin e Pallatit të Kulturës nga ora 13:30. Varrimi bëhet me 23 maj në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.