Ndeshja miqësore Shkendija e Tetoves Vellaznimi nuk lejohet
Një ndeshje miqësore në mes të klubit futbollistik Vëllaznimi dhe klubit futbollistik “Shkëndija“ nga Tetova e trajnerit gjakovar Ardian Kozniku, e cila ishte paraparë të zhvillohej të dielen në Tetovë, është anuluar dhe nuk do të zhvillohet fare. Pengesë e kësaj ndeshje ka dalur një vendim i FIFA-s, i cili ia pamundëson ndonjë ekipi kosovar që të zhvillojë ndeshje me ndonjë ekip që vjen nga shtetet e ish – Jugosllavisë. FIFA e kishte kufizuar lejen për zhvillimin e ndeshjeve miqësore për kosovarët dhe kishte kërkuar që në këto ndeshje të mos përfshihen ndeshjet me përfaqësueset dhe klubet e vendeve të ish Jugosllavisë. Në klubin gjakovar mësuam se për shkak të këtij kufizimi, FFK-ja nuk pati mundësi tu jep atyre lejen për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, ndërsa, sipas informatave të Shkumbin Halilit, sekretar i Shkëndijës, ngjashëm kishte vepruar edhe Federata e Futbollit e Maqedonisë.
Ndryshe në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror të superligës së futbollit të Kosovës, futbollistët e Vëllaznimit dje në Istog zhvilluan një ndeshje stërvitore që u përmbyll me rezultat 2 me 0 në favor të gjakovarëve. Ishte kjo ndeshja e dytë kontrolluese, pas asaj me Lirinë e Prizrenit të cilën e gjithashtu e kishin fituar me rezultat 2 me 1. Edhe me këtë rast Genc Hoxha, kryetrajner sprovoj të gjithë futbolistët që konkurrojnë për njëmbëdhjetësihn më të mirë.