Monday, November 4, 2024
Kulturë

Ndezen dritat e  bredhit festiv  në parkun kryesor të Gjakovës

Atmosfera festive e Vitit të Ri  në komunën e Gjakovës ka filluar të ndjehet me fillimin e dekorimit të mjediseve të ndryshme. Komuna e Gjakovës e ka përgatitur parkun kryesor për një ambient të këndshëm festiv të cilin sonte e përuroi zyrtarisht duke e bërë ndezjen e dritave.

“Përgjatë një muaji të tërë ky treg do të jetë sinonimi më i bukur i një dhjetori festash, një muaj kur secili prej nesh bëjmë një rikapitullim të vitit që po lëmë pas.

verë të ngrohtë apo birrë nuk ka rëndësi, thjeshtë më shumë kohë me njerëzit tuaj të dashur në këtë hapësirë dedikuar juve. Shumë dashuri përgjatë gjithë këtyre ditëve.”, është shkruar në faqen zyrtare të komunës.

Tregu festiv do te qëndrojë deri me 5 janar, ndërkaq do të jetë i hapur  gjatë ditëve të javës nga  ora 18 deri në  mesnatë. Gjate ditëve të vikendit do te punohet edhe paradite. Pjesë e tregut  janë kompani te mëdha vendore, të cilat do  të kujdesen për laramani të shërbimeve e prodhimeve për qytetarët e komunës së Gjakovës dhe mysafirët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *