Në AKR të Gjakovës – Aderime të reja
Dega e Aleancës për Kosovën e e Re (AKR) në Gjakovë ka njoftuar të martën për një takim me qytetarët e Gjakovës e ku prezentë do të jenë Zëvendëspresidentja Mimoza Kusari-Lila dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ibrahim Makolli . Takimi do të mbahet të mërkurën me 06.02.2013, në “Çarshinë e Jupave” në Gjakovë, në orën 12.00 dhe ku do të ketë edhe aderime të reja.