Në Dimer një ditë e bukur!
Janari na kishte lodhur me borën e ngricat. Janari na kishte ngrirë edhe lumin Drin. Janari me të gjitha telashet tashmë ka ikur dhe i ka lënë vend muajit Shkurt që ka sjellë temperatura të larta. Kjo ditë e diele është ndër më të bukurat, e ngrohtë e me diell. Temperatura e ajrit po arrin edhe deri n; 12 gradë. Në të këtilla rrethana, Gjakova sot duket më e bukur ndaj përmes një fotografie nga qendra e qytetit po ju sjellim ca rreze dielli!