Në ditën e Evropës, të rinjët e Aleancës Kosova e Re (AKR), kanë kërkuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare, përfshirë edhe Qeverinë e vendit pjesë e së cilës janë, që të punohet më shumë për eleminimin e getos në të cilën ndodhen të rinjët e Kosovës dhe t’u mundësohet atyre integrimi më i shpejtë në Evropë.
Këtë kërkesë të rinjët e AKR-së në Gjakovë e kanë bërë përmes një ekspozite me fotografitë e disa prej kryeqyteteve më të zhvilluara evropiane, ndërsa në dysheme, përfundi fotografive kishin vendosur fletushka në të cilat shkruhej “Papunësia si epidemi”,”Rinia e zhgënjyer”, “Nepotizmi si kriter”, “Zgjedhje të manipuluara”, “Nivel i lartë i korupsionit” etj , që sipas tyre janë arsyet kryesore pse Kosova ka ngecur prapa në këtë proces.
E përpos ekspozitës ata kanë shfaqur edhe një film të shkurtër, në të cilin janë prezentuar disa të rinjë kosovar të interesuar ta vizitojnë një shtet evropian, me qëllim që ta përciellin një ndeshje futbolli, por gjatë tërë kohës kanë hasur në vështirësi për ta realizuar këtë dëshirë, pasi në shumë raste u janë refuzuar vizat