Infermierët gjakovarë 12 Majin e presin në frontin e parë të luftës kundër pandemisë Covid 19. Si në Spital ashtu edhe në Qendrat Mjekësore dhe institucionet tjera shëndetësore, mantelbardhët po kujdesen për mirëshendetin e popullatës duke qenë shtyllat kryesore të veprimtarisë shendetësore..
“Falënderoj zotin që u bëra infermiere”, Këto fjalë i ka thënë Infermieria më e shquar në histori Florence Nightingale.
Historia e festës së “Ditës së Infermierise” daton në fillimin e shekullit të 19-të. Më 12 maj, lindi Florence Nightingale, themeluesja e shërbimit të infermierëve. Gjatë Luftës së Krimesë, kjo grua fillimisht organizoi një shërbim për kujdesin e ushtarëve të plagosur, duke kontribuar kështu në një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë gjatë armiqësive. Ajo gjithashtu organizoi një fondacion bamirës për të krijuar shkollën e parë të infermierëve në botë. Në vitin 1934, Fondi Ndërkombëtar u emërua pas F. Nightingale, me iniciativën e së cilës Dita Ndërkombëtare e Infermierit u bë një festë vjetore.
Sot kaq shume vite me pas infermieret ne vendin tonë dhe ne tere globin ne luftë me Covid-19, po kontribuojnë shume, madje edhe me shëndetin dhe jetën e tyre.
Ne emër te gjithë personelit te kujdesit parësor shëndetësor te komunës se Gjakovës dëshirojmë qe te gjitha infermiereve dhe infermierëve te shprehim mirënjohjen tonë dhe ju urojmë suksese, krenari për profesionin tuaj, optimizëm të pashtershëm, durim, durim, shëndet të mirë dhe mirëqenie familjare!
Këtë urim e shoqërojmë me këngën e Xenit, dedikuar Infermieres. Kliko këtu për ta dëgjuar: