Saturday, December 28, 2024
AktualeSporti

Në festën e madhe të futbollit humb Vëllaznimi!

vellaznimi istoguNdoshta ishin edhe 4 mijë adhurues të futbolit që këtë të dile pasdite kishin mbushur tribinat e stadiumit të qytetit për të përjetuar atmosferen e filimit të stinorit pranveror, por në fund të ndeshjes u ndanë të dëshpruar, sepse Vëllaznimi pësoi humbje 0:1 në lojë me Istogun.

Gjithcka filloi me festë, me këngë e brohoritje të fozerisë gjakovare dhe të një grupi tifozesh nga Istogu. Këndoi edhe Jeton Cermjani, ndërsa kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila përgëzoi futbolistët për suksese në gara. Klubi i dhuroi një fanel me numrin 1. Mjaft simpatik ishin voglushët e shkollës së futbollit ‘Make up’ që barten pankartin madh me mbishkrimin ‘Urime Besnik Hasi, krenaria e Gjakovës’ me rastin e marrjes së timonit në klubin e famshëm belg, Anderchleht’.
vellaznimi istogu 1Gjithë kjo ishte atraktive, pos lojës së futbolistëve të cilët dëshpruan me lojë. As rastet e qindpëqindta, sic ishte ai i Rudit nuk u konkretizuan. Dukeshin të lodhur dhe të papërgatitur. Në anën tjetër Istogu tregojë përgatije më të mirë, anagzhim shumë të madh dhe dëshirë për rezultat të favorshëm. Derisa ata mbroheshin për rezulat të barabartë dhe dukej të ishin të kënaqur me një pikë, pakujdesia e mbrojtjes së Vëllaznimit dhe goli atraktiv,( volej) i mbrojtësit Adnan Maxharraj në minuten e 86′, u solli tri pikë.
Humbja e sotme e Vëllaznimit është sinjal i kuq se duhet ndërmarrë masa të shpejta për të përmirësuar lojen, për ta bërë sulmin më efikas dhe mbrojtjen më të sigurt.