E plotesuar 8 mars ora 18.00
Kh Prishtina fiton Kupen Shqiponja 2014
Hapjen solemne të turneut dje e bëri Faruk Domi udhëheqës I sektorit të sporteve të Gjakovës ndërsa me këtë rast në emër të Federatës së Hendëbollit të Kosovës skuadrave pjesëmarrëse sukses në këto gara u ka uruar Istref Sadriu.
Në ndeshjen e parë u takuan Shqiponja dhe Cairi që përfundoi me rezultat 26: 23 ndërsa në ndeshjen e dytë u përballen Prishtina dhe Nikshiqi. Kjo ndeshje në kohën e rregullt u mbyll me rezultat 20:20 por fituesi doli pas ekzekutimit të shtatmetërsheve, ku kryeqytetatset ishin më të suksesshme duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 26:25.
Sot nga ora 14.00 në pallatin e spoprteve Shani Nushi zhvilohet ndeshja gjysmëfinale në mes të Cairit dhe Nikshiqit ndersa për vendin e parë të turneut Shqiponja 2014, do të takohen Prishtina dhe Shqiponja. Pas përfundimit të ndeshjeve do të organizohet ceremonia mbyllëse ku do të shpallet ekipi fitues si dhe do të ndahen kupa edhe për hendëbollisten dhe portieren më të mirë të turneut.