Sunday, December 29, 2024
Sporti

Në finalen e Turneut të hendbollit për femra, Nikshiqi dhe  Istogu

Në Gjakovë po  mbahet turneu ndërkombëtar Shqiponja 2000. Në ditën e parë,  të enjten u takuan Shqiponja dhe Nikshiqi që përfundoi me fitoren e mysafireve 24:31 dhe në ndeshjen e dytë Istogu triumfoi në çastet e fundit ndaj ekipit Çair të Shkupit 24:23.

Derisa në lojën e parë vashat hendbollistet e Nikshiqit nga Mali Zi lehtë e mbyllen ndeshjen me fitore, në ndeshjen e dytë u tregua një hendboll cilësor. KHF Istogu e pati përball ekipin cilësor të Çairit të Shkupit.

Të premten prej orës 13.00 do të takohen Shqiponja dhe Çairi për vendin e tretë kurse finale interesante pritet në ndeshjen mes KHF Istogu dhe KHF Nikshiqi, ndeshje kjo që do të filloi në orën 14.30 në pallatin e Sporteve Shani Nushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *