Saturday, August 31, 2024
Gjakova Presss

Në Gjakovapress 172- Fejtoni MËSIMDHËNËSIT GJAKOVARË QË I DHANË DRITË ARDHMËRISË

HASAN I. efendi NAHI (1905 – 1991)

U lind në Gjakovë, ku e kreu arsimin fillor dhe Medresenë e Madhe e studimet e larta në Universitetin Al-Azhar në Kajro të Egjiptit, ku e mori titullin myderriz (profesor). Pasi u diplomua, i ofruan të qëndronte në Universitetin e Kajros, por shfaqi dëshirën të kthehej në Kosovë për ta ushtruar profesionin e vet në dobi të popullit të vet. Në Medresenë e Madhe në Gjakovë për tre vjet e zëvendësoi babanë e vet, Islam efendi Nahin, dhe e ligjëroi sintaksën e arabishtes me komente në gjuhën shqipe. Pas LDB, në dy mandate nga dy vjet, ishte këshilltar fetar shëtitës nëpër Kosovë e pastaj profesor i Medresesë në Ferizaj, ku mësimin e lëndëve që ligjëronte e zhvillonte në gjuhën shqipe edhe pse atëherë ligjërimi shqip në shkolla ishte i ndaluar rreptësisht. Ishte drejtor i Medresesë “Mehmet Pasha” në Prizren dhe në planprogramin mësimor përfshiu gjuhën shqipe si lëndë të veçantë dhe për mësimdhënës angazhoi Hasan Vokshin, atëherë mësues që kishte kryer Normalen në Elbasan. Pastaj një kohë ishte edhe kryeimam i Dukagjinit. Mirëpo pushteti i kohës nuk e shihte me sy të mirë punën dhe angazhimin e tij dhe mori vendim për suprimimin e Medresesë në Prizren, me pretekstin se nuk ka nevojë, sepse një e tillë ishte në Sarajevë. Hasan efendi Nahi e kundërshtoi rreptë këtë vendim sikurse më vonë vendimin për mbylljen e gjimnazit në Gjakovë dhe të shkollave të tjera të mesme nëpër Kosovë. Për këtë arsye dhjetë vjet mbeti pa punë. Në 20 vitet e fundit të punës dhe jetës së tij aktive në arsim ishte profesor në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë, ku dha një kontribut të madh dhe përgatiti terrenin për hapjen e Fakultetit të Studimeve Islame, dëshirë që iu realizua pas vdekjes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *