Gjakovapress

Në Gjakovapress, numri festiv: Në kujtim të artistit të madh, Mirush Kabashi

MIRUSH KABASHI NJË ARTIST EMBLEMATIK, “NDERI I QYTETIT TË GJAKOVËS”

Mirush Kabashi me recitimet e tij të poezive ka hyrë në çdo shtëpi shqiptare. Në njëfarë forme studiot televizive i shndërronte në skenë të monodramave. Nëpërmjet tyre përcillte porosi idealiste. Përtej kësaj, në karrierën mbi gjysmëshekullore në film e teatër do të bëhej një prej aktorëve më të pëlqyer, sidomos në komedi. Kolegë e miq vdekjen e tij e kanë përshkruar si një humbje të madhe për artin shqiptar. Trashëgimia e Kabashit është parë si peshërëndë, përderisa porositë e tij nëpërmjet artit si mesazhe të një artisti emblematik

Shqipëria e vitit 1997 bëri jehonë gati sa më 1991, kur u shemb komunizmi. Por në fund të shekullit të kaluar jehona qe për keq. Shteti përballej me një luftë civile, ku bandat kishin marrë nën kontroll shumë rajone. Por nëpërmjet artit, një aktor emblematik do të bëhej lajm ndërkombëtar për talentin dhe përkushtimin e tij. Asokohe “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis do të nxirrte në pah midis një mijë aktorësh Mirush Kabashin…..

Exit mobile version