Në Gjakovapress online 172: PSE PO VONOHET PROJEKTI I REVITALIZIMIT TË QENDRËS SË QYTETIT?
Qendra e qytetit të Gjakovës në të ardhmen do ta ketë një pamje të re. Mjetet janë siguruar nga Granti i përformances së mirë, mirëpo punët kanë ngecur. Komuna e Gjakovës ka përfituar rreth 1 milion e 600 mijë euro dhe ka vendosur që këto mjete ti shpenzoj në realizimin e dy projekteve të rëndësishme në fushën e infrastrukturës. Njëra është në pjesën qendrore të qytetit, ndërsa tjetra në periferi të qytetit, përkatësisht ne zonën nga Ura e Tabakut deri tek Ura e Tahir Efendisë.
Gjini: Nga rrethrrotullimi tek stacioni i autobusëve e deri tek semaforët, përfshirë parkun kryesor të qytetit, qendra e Gjakovës do të marrë pamje të bukur. Fillimi i punimeve është shtyer për shkak të procedurave.