Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës
Brenda 24 orëve të shkuara në komunën e Gjakovës sipas IKSHPK është shëruar një pacient. Aktualisht në komunën e Gjakovës janë 10 raste aktive me Covid. Në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezda, sipas raportit të sotëm është i hospitalizuar vetëm një pacientë, i cili po trajtohet me oksigjenoterapi.
Në Insitutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës apelojnë për vazhdim të procesit të vaksinimit sepse aftësia e trupit për të luftuar COVID-19 mund të ulet me kalimin e kohës pas vaksinimit. Kur kjo ndodh, një dozë përforcuese mund të ndihmojë trupin tuaj të rindërtojë imunitetin që e ka humbur. Në komunnë e Gjakovës ditëve të fundit ka numër simbolik të qytetarëve që marrin vaksinën anticovid. Vetëm 4 persona dje janë vaksinuar në qendrën e vaksinimit në Gjakovë e cila është e hapur gjatë gjithë ditës. Ndryshe, deri me sot janë administruar 107 mijë e 203 doza të vaksinës. Me dozën e tretë janë vaksinuar 7 mijë e 732 qytetarë. Komiteti për imunizim kundër COVID-19 në Kosovë ka lejuar dhe rekomanduar prej kohësh të gjithë personat e moshës mbi 18 vjeç që ta marrin dozën e tretë/ përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.