Site icon Gjakovapress

Në Gjakovë 542 raste me Covid 19 dhe 41 raste të vdekjeve

Nga muaji mars e deri më sot në komunën e Gjakovës, me virusin Corona janë infektuar 542 bashkëqytetar. Derisa në tre muajt e parë kishte vetëm 16 raste, rritje e lartë është shënuar nga muaji Qershor e deri më sot. Bilanci tragjik, është 41 raste të vdekjeve, sipas hartës së përgatitur nga Msc Yll M Ferizi.

Si në gjithë Kosovën edhe në Gjakovë ditëve të fundit ka rënie të numri të infektuarve. Të enjten ka pasur vetëm dy raste, një në Stubell dhe një në Jabllanicë.  Edhe raporti i fundit  24 orësh për Spitalin e Gjakovës flet për numrin në rënie të pacientëve të dyshuar me Covid që trajtohen në repartet e këtij spitali. Më 10.09.2020 , sipas raportit janë 28 pacientë të hospitalizuar duke u  trajtuar për Covid, 19 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 3 pacientë janë të konfirmuar Negativ, 3 pacientë do të testohen dhe 3 paciente presin rezultatet. Me oksigjeno terapi janë 20 pacientë kurse 2 të tjerë janë në CPAP maskë.

Në spitalin e Gjakovës apelojnë tek  qytetarët të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!

Exit mobile version