Gjakovapress

Në Gjakovë me 22 dhe 23 Nëntor turneu i boksit Adem Jashari

adm jahsrai boksTurneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”, do të mbahet me 22 dhe 23 nëntor në Gjakovë ku pritet të marrin pjesë boksier nga 10 apo 15 shtete të Evropës ndërsa janë ftuar edhe boksier nga Afrika e Azia. Gjakova me dy klubet e boksit, “Gjakova 137” dhe “Sport Center”  do të jetë nikoqire e mbështetur edhe Kuvendi komunal I Gjakovës. Kjo garë është ndër më të mëdhatë e këtij lloji në rajon dhe mbahet nën patronatin e Federatës Botërore të Boksit – AIBA.  Kështu u tha në mbledhjen e sotme të Këshillit organizativ të këtij turneu që hynë në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, e ku përfaqësuesit e Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, Mehmet Bogujevci e Latif Demolli shpalosen programin e përgatitjeve për këtë ngjarje të rëndësishme sportive që mbahet për 16 vite me radhë në patronatin e Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit të Kosovës.
Sipas drejtuesve të Federatës së Boksit të Kosovës, Gjakova është zgjedhur si qytet nikoqir për faktin se ka traditë në organizimin e manifestimeve të rëndësishëm kulturore e sportive. Ata kanë ftuar adhuruesit e boksit që për dy ditë sa mbahen meçet gjysmëfinale e finale të turneut, të mbushin Pallatin e sporteve Shani Nushi në Gjakovë. Gjithashtu u theksua se në këtë turne pritet të marrin pjesë edhe dy boksier gjakovarë.

Exit mobile version