Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!
Në raportin e fundit të IKSHPK raportohet edhe për 4 raste të reja me Covid 19 nga komuna e Gjakovës- 2 në qytet dhe nga një në fshatrat Molliq dhe Batushë. Mirëpo deri me tash, nga fillimi i pandemisë në komunën tonë janë infektuar 383 bashkëqytetar me 29 raste të vdekjeve.
Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda, në raportin e sotem të mëngjesit ka njohtuar për, 45 pacientë të hospitalizuar. Prej tyre 34 pacientë ishin të konfirmuar me COVID-19, 7 pacientë presin rezultatet kurse 4 pacientë të tjerë do të testohen . 28 pacientë janë me oksigjeno terapi, 2 në CPAP maskë dhe 1 pacientë është në respiratorë. Me Covid pozitiv aktiv janë: 6 mjekë 12 infermierë dhe 2 nga stafi mbështetës.