Monday, March 25, 2024
Aktuale

Në Gjakovë për një vit punësohen 479 ndërsa 18.779 presin punë

Punesimi

 

Edhe pse viti 2009, me 479 të punësuar,  konsiderohet si ndër  më të suksesshmit,  sa i takon punësimit në Gjakovë, në Qendrën Regjionale të Punësimit (QRP) ende presin punë një armatë e tërë e të papunëve prej  18.779.

 

Kujtim Dula, drejtor i QRP-së në Gjakovë thotë se këtë vit përmes ndërmjetësimit të kësaj qendre janë punësuar  479 persona që krahasuar  me një vit më parë ky numër është për gati 300 të punësuar më i lartë. (në vitin 2008 ishin punësuar vetëm 189 persona)

 

“Kjo është një  rritje e mirë dhe konsideroi se është sukses i QRP –së e cila duke realizuar  projekte të ndryshme të organizatave si : UNDP,  LUX apo edhe  projekte të  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka bërë regjenerimin e vendeve të punës” thotë Dula duke kujtuar edhe punësimin sezonal të 131 personave në vjeljen e rrushit në komunën e Rahovecit dhe projektin “Një banor një fidan” ku janë punësuar përkohësisht 182 persona.

 

Aktualisht në këtë qendër janë të regjistruar 18.779 persona si të papunë, ndërsa shqetësues është fakti se mbi 10.000 janë të moshës rinore,  ndërsa në pozitë të vështirë për një vend pune janë edhe femrat e  moshës nga 40-54 vjeçe moshë e cila është e pa përshtatshme për punësim. .( Më shumë në gazetë…)