Superliga e basketbollit të Kosovës do të filloi mes datave 10 dhe 11 shtator kurse qysh në xhiron e parë pritet të fillojë me super ndeshje. Pas shortit te hedhur dje, basketbolistët e Vëllaznimit, anëtari I ri I kësaj lige, në ndeshjen e parë luajnë si mysafir në Prizren kundër ekipit Bashkimi. Te Superliga e Femrave, Prishtina pret Vëllaznimin, ndërsa në ligën e parë të meshkujve , anëtari më i ri i kësaj lige ekipi Gjakova e re do të luaj me Hapy Dukagjini. Në basketbollin kosovar luan edhe një ekip tjetër nga komuna jonë që bënë pjesë në garat e Ligës së dytë. Në takimin e parë ekipi Gjakova luan me Lipjanin. Këto ndeshje luhen me 15 e 16 tetor.