Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës u hodh shorti për rrethin e dytë të garave për Kupën Futbollistike të Kosovës ku garon edhe Vëllaznimi. Sipas shortit skuadra gjakovare, si mysafire, të shtunën me 2 mars në orën 14.00 do të përballet me Fushë Kosovën. Kjo është ndeshja e dytë që Vëllaznimi e luan si mysafir. Nëse shënon fitore në Fushë Kosovë, atëherë ndeshja e tretë e Kupës futbollistike do të zhvillohet në Gjakovë.