Tuesday, November 5, 2024
Lajme

Në mbrëmje frekuencë e madhe , tërheq vërejtjen kryetari Gjini

E hëna ishte dita e parë e implementimit të masave lehtësuese dhe kjo u pa me frekuencën e madhe të qytetarëve dhe automjeteve nëpër rrugët tona. Edhe në orët e mbrëmjes janë parë  lëvizje të mëdha  në trafik,  në zona brenda qytetit,  ku rreziku për Covid 19, ende nuk ka kaluar. Për këtë dukuri , në mbrëmje ka reaguar edhe kryetari komunës Ardian Gjini. Ja postimi I tij I plotë në faqen zyrtare të komunës:

“Qytetarë të nderuar, Lehtësimi i masave kufizuese si pasojë e coronavirusit ka ndodhur për shkak se numri i rasteve ka filluar të bie. Por kjo nuk do të thotë se rastet e reja nuk do të shfaqen prapë. Dhe nëse shfaqen, atëherë do të duhet të mbyllemi edhe për javë të tëra. Dalja juaj në mënyrën si po ndodh sonte i rrit gjasat për infektime të reja dhe si rrjedhojë për izolim edhe më të gjatë. Për këtë arsye unë do të kërkoj nga policia që të ndërmerr masa. Nëse doni ta kalojmë këtë pandemi më shpejtë përfillni rregullat. Rrini në shtëpi!”, ka shkruar Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *