Wednesday, April 2, 2025
Lajme

Në natën më të gëzuar të Vitit të Ri, gjysma e Gjakovës pa drita!

Përgëzimet për një vit të mbarë, me shëndet e mirëqenie bashkë me një tufë dëshirash për arritje të reja, e kanë karakterizuar natën më të gëzuar të vitit. Në sekondat e parë të vitit 2020,  qyteti i Gjakovës u ndriçua nga fishekzjarrë të shumta duke bere festen më të hareshme. Pjesa më e madhe e gjakovarëve ndërrimin e motmoteve e kanë kaluar në ambientet familjare në shoqëri me programet e llojllojshme televizive dhe me këmbimin e urimeve më të përzemërta për një vit të mbarë. Ndërsa edhe këtë vit festa pas mesnate ka vazhduar në ambiente të hapura në qendër të qytetit.

Por, një pjesë e madhe e  familjeve gjakovare, ndërimin e moteve e kanë pritur në terr. Kjo për shkak të një defekti  që sipas kompanisë së distribuimit, KEDS ka ndodhur  për shkak të mbingarkesave ku  janë djegur disa kabllo të Tensionit të Mesëm. Për pasojë, rreth 8 mijë  konsumatorë kanë mbetur  pa energji elektrike.  Qytetarë të shumtë të zhgënjyner më këtë situatë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë më parë,  kanë reaguar  përmes rrjetit social, duke  shprehur zhgënjimin e tyre.  Përmes facebook ka reaguar edhe kryetari I Gjakovës, Ardian Gjini. Ai ndër të tjera ka  thënë se  pavarësisht mbingarkesës, është e pafalshme që gjysma e komunës së Gjakovës të jetë në terr në natën e ndërrimit të motmoteve!  KEDS nuk mund të arsyetohet kështu”.ka thënë Gjini. Energjia elektrike është rikthyer në disa zona të Gjakovës rreth orës 01:00 pas mesnate.

 Natën e ndërrimit të moteve, kryetari i komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, e priti së bashku me qytetarët e Gjakovës, në Tregun Festiv në qendër të qytetit. Kryetari Gjini uroi që viti 2020 të sjellë shëndet, begati, mirëqenie dhe paqe mes njerëzve, pa dallim. Më parë, përmes Radio Gjakovës Gjini kishte sjellë urimin e vitit  të ri 2020. Kryetari komunes  gjatë kësaj mbrëmjeje ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve, Stacionin e Policisë, Ngrohtoren e Qytetit dhe Spitalin Regjional “Isa Grezda”. “Ndërkohë që ne sonte festojmë, ju punoni. Prandaj, jemi tejet mirënjohës ndaj jush” u shpreh kryetari Gjini në mes tjerash ndaj atyre që punojnë në këto institucione gjatë ndërrimit të moteve. Për Stacionin e Policisë në Gjakovë, nata e mbrëmshme ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident që kishte me pas si pasojë reagimin e zyrtarëve policor. Një situatë e rëndomtë ka qenë edhe në shërbimin e emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, ku gjatë natës së mbrëmshme janë trajtuar rreth 20 pacientë kryesisht me sëmundje kronike, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar nga mjetet shpërthyese, përkatësisht mjetet piroteknike. Situatë e qete ka qenë edhe për Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë , njësitet e të cilës nuk kanë pasur nevojë fare për të  dalë  në teren gjatë natës së kaluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *