Shtëpia muze e familjes Çerkezi nga 27 Prilli 2024 ka marrë epitetin edhe si Shtëpia e Durimit. Me këtë rast në hyrje të shtëpisë është vendosur një pllakë e cila është zbuluar sot, me prani të zyrtarëve të komunës së Gjakovës dhe nënës Ferdonije Çerkezi.
Nëna Ferdonija tha se e ka mirëpritur këtë epitet të ri për sakrificën e familjës së saj, por njëherit ka bërë thirrje institucioneve që të punojnë edhe më shumë rreth zbardhjes së fatit të pjesës tjetër të personave të pagjetur nga lufta e fundit.