Në numrin më të ri Gjakovapress: 20 VJET TË SHOQATES SË INTELEKTUALËVE JAKOVA
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” me akademi solemne, me trajtim të temave aktuale pastaj me ekspozitë dhe program argëtues shënoi 20 vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i kësaj shoqate prof.dr Ruzhdi Sefa tha se përpjekjet gjatë dy dekadave kanë dhënë rezultatet e veta, duke i dhuruar Gjakovës një aset të veçantë.” Është mundësi e mirë dhe arsye e fuqishme për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për ata që patën vullnetin në fillim, pastaj edhe vizionin, durimin e përkushtimin. Faleminderit akademikëve të ndjerë Pajazit Nushi, Besim Bokshi, Esad Stavileci, Fehmi Agani, Ymer Jaka, Mark Krasniqi etj.”, ka thënë Sefa .
Shkrimi plotë në faqe 10, 11 dhe 12 Gjakovapress nr.167 online.