Gjakovapress

Në numrin më të ri Gjakovapress: A HARROHET BURRI I MADH I KOSOVËS PROF. ZEKERIA CANA?

Shkruan Gani Dili

Janar i këtij motmoti. Çuditërisht, janari është
muaji në të cilin kanë vdekur njerëzit, personalitete të mëdha të kombit tonë, të historisë
sonë…
Disa prej personaliteteve që kanë lënë gjurmë
të thella me vlerë, qoftë në atë publicistike,
letrare, shkencore, por edhe që e flijuan veten,
derdhën gjakun për këtë tokë, për këtë komb,
për këtë Kosovë, për lirinë e popullit të saj,
përkujtohen në disa mediume apo edhe me
ndonjë akademi përkujtimore.
Por, në këto raste, të shkon në mendje pyetja:
Pse në gjithë këto kujtime e përkujtime disa
emra të njohur nuk përkujtohen fare?
Madje, as në përvjetorët e tyre të vdekjes! Kalojnë në heshtje, pa asnjë lajm, pa asnjë jehonë,
siç u bëhet disa të tjerëve…
Dhe, mendja më shkon te Zekeria Cana.
10 janar i këtij motmoti. Shfletoj faqet e portaleve tona të kësaj dite. Asnjë fjalë për prof.
Zekeria Canën në shenjë përkujtimi. Në mbrëmje përcjell edhe ekranet televizive, lajmet… As
ato asnjë fjalë për profesorin e nderuar, burrin e
madh të Kosovës.
Madje, nuk e kujtojnë as shokët, as kolegët e
vet të Institutit Albanologjik, ku punoi e veproi
shumë vjet!
Virtytet e prof. Canës do të kujtohen dhe do të
nderohen përherë nga qytetarët e Kosovës, për
lirinë e të cilëve i shkoi e gjithë jeta – thoshin
pushtetarët në telegrame ngushëllimi ato ditë
kur ai vdiq…..   

... Shkrimi plotë në Gjakovapress nr. 169 online

Exit mobile version