Në numrin më të ri Gjakovapress: Gjakovarët e suksesshëm në botë-Admir Shala
E ardhmja e energjisë në Kosovë ishte tema që e trajtoi shoqata e intelektualëve Jakova në kuadër të aktiviteteve të saj në promovimin e Gjakovarëve të suksesshëm në botë. Për këtë temë foli udhëheqësi aktual i Ngrohtores në Dablinë të Irlandës, Admir Shala i cili për tri vite e gjysmë si drejtues i Ngrohtores publike të Dablinit ka fituar tri çmime të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të ndarë gjatë kësaj jave nga organizata ndërkombëtare EnergyGlobe, me seli në Vjenë që është çmimi më i lartë në nivel botëror.