Në numrin më të ri Gjakovapress: KOMPOZITORJA GJAKOVARE ANDA KRYEZIU MERR ÇMIMIN E SHTUTGARTIT PËR KOMPOZIM
E lindur më 1993, Anda Kryeziu do të ndiqte shkollën e muzikës që në hapat e parë në rrugën e edukimit. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë, ndërsa atë të mesme në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Në moshën 17-vjeçare ishte zhvendosur në Zvicër për studime në universitetin e shkencave dhe arteve “Hochschule Luzern” në degën e pianos. Studimet për kompozim i ka ndjekur në “Universität der Künste” në Berlin, ku edhe jeton….