Me rastin e 25 vjetorit te themelimit te Këshillimores “ABSM” dhe Lidhjes Shqiptare në Botë u mbajt Konferencë Shkencore në Kryeqytetin e Zvicrës Bern.
Në këtë konferencë morën pjese një numër i madh studiuesish dhe veprimtarësh të shquar nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe nga diaspora. Krerët e LSHB dhe ABSM, Nazmi Jakurti dhe Skender Nikoliqi, kanë hapur punimet e konferencës duke prezantuar qëllimet që i kanë vënë asaj.
Skender Nikoliqi, kryetari i Këshillimores ABSM, në fjalimin e tij kujtoi se krijimi i ABS-së në vitin 1997, ishte bërë nevojë urgjente edhe nga masivizimi i luftës për liri dhe pavarësi së Kosovës si dhe i ardhjeve të azilkërkuesve nga Kosovë duke shtuar faktin se shumica e azilkërkuesve ishin mosha të reja dhe shtonte, sipas tij, nevojën për arsimim.
“ABS realizoi kurse dhe zhvilloi leksione e biseda-debat edhe për zgjerimin e njohurive të azilkërkuesve për liritë dhe të drejtat e njeriut; për integrimin sa më të shpejtë të emigrantëve në shoqërinë zvicerane nëpërmjet kurseve intensive për mësimin e gjuhës gjermane si dhe të rregullave të jetesës dhe sjelljes së kulturuar; për rreziqet e racizmit ndaj paqes dhe harmonisë fetare dhe mes popujve si dhe për domosdoshmërinë e luftës kundër tij; për rreziqet e drogës, SID-ës, kriminalitetit e tj” – u shpreh Nikoliqi.
“Qendra e ABS-së ka përkrahur/ndihmuar shumë Shkolla dhe Spitale të Kosovës me infrastrukturë. Prej rreth 22 vjetësh ka përgatitur mijëra punëtorë të kualifikuar në Regjionin e Gjakovës dhe qytetet të tjera të Kosovës si dhe ka përkrahur Shkollat profesionale me kabinete pune për Elektrik, Mekanik, Informatik, Energji solare etj” – shtoi ai.
Shkrimi i plotë në 3 faqe(6, 7 dhe 8) në Gjakovapress nr. 167 online.