Site icon Gjakovapress

Në numrin më të ri Gjakovapress: Safete Rogova, aktore, mes 10 grave më të suksesshme

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare te Gruas-8 Marsit,  Komuna e Gjakovës ka nderuar  me mirënjohje 10 gra te suksesshme. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast organizuar nga Kuvendi i Komunës me mirënjohje janë nderuar: Sutkije Polloshka, Melihate Caka-Vula, Gonxhe Çaushi, Florije Soba, Ifeta Jakupi pastaj Nesrete Vula, Myrvete Dula, Safete Rugova, Lirie Puka-Dobruna dhe Fakete Gojani. 

Safete  Rogova- aktore

Safete Rogova u lind në Gjakovë me 1 mars 1946. Fëmijërinë e kaloi në Gjakovë, para se të jetonte në Prishtinë. Ka diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi dhe për Dramë. Ajo është ndër aktoret e para gra në Kosovë dhe aktiviste për të drejtat e grave. Në 2013, ajo u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave për karrierën e saj në teatër, dhe fushatën kundër analfabetizmit dhe për fuqizimin e grave përmes Shoqatës Motrat Qiriazi, të cilën e bashkëthemeloi me motrën e saj Igballe Rogova dhe bashkëshortin e ndjerë, kostumografin dhe skenografin, Nuredin Loxha. Ajo ka dy vajza, Ilirianën dhe Albën, të cilat janë gjithashtu artiste.

Safete Rogova tërë jetën mbeti e lidhur me teatrin. Aty gjeti jetën dhe fushën për shprehjen e vetvetes, të ndjenjave të veta. Aty u rilind dhe krijoi çerdhen e vet. Aty formoi familjen e vet, aty gjeti bashkëshortin e vet-skenografin, piktorin poetin,  njeriun e përkushtuar të skenës Nuredin Loxhen. Aty i lindi dy vajzat Ilirijanen dhe Alben .

 

Exit mobile version