Në pikë të vapës furnizim stabil me ujë cilësorë të pijes
Në pikun e vapës, kur temperaturat këtë verë i janë afruar edhe 40 gradë celciuz, furnizimi me ujë të pijes ka qenë në nivelin e duhur. Nëpër krojet e gjakovarëve, rahovecasve dhe të një pjese të komunës së Prizrenit , uji cilësorë dhe i ftohtë nga KRU Gjakova ka rrjedhur pandërprerë. Padyshim se vapa e ka bërë të veten në rritjen e konsumit të këtij elementi kryesor jetësor, pra ujit të pijes, duke ndjerë edhe rënien e kuotes së Liqenit për nja tri metra. Dafina Syla-Dina, ka shpalosur përpjekjet dhe anagzhimin e gjithë punonjësve të Kompnaisë që edhe në këto rrethana po arrijnë të furnizojnë banorët me ujë të pijes.
“Të vetdijshëm për faktin se po kalojmë ditët me vapë dhe krahas kësaj edhe me pandeminë Covid, dhe se konsumi i ujit të pijes rritet shumëfish, të gjithë sektoret e Kompasnisë janë mobilizuar për furnizim të pandërprerë. Fatbardhësisht kemi mjaft ujë edhepse ka konsum të lartë të ujit nga kosnumatorët por edhe nga sistemi i ujitjes, ndaj liqeni ka rënë për 3 metra”, ka thënë ajo.
Për një furnizim stabil, sipas zëdhënëses së KRU Gjakova, Dafina Syla- Dina, kërkohet një ngritje e vetëdijes së disa konsumatorëve që të ndërpresin keqpërdorimet: ( ujitjen e kopshteve, rrugëve e tj, ) duke iu mundësuar furnizim normal edhe banorëve që banojnë në shumëkatëshe ose në lartësi gjeografike.
“ Beteja për të siguruar ujin në shumë rajone të botës është një sfidë e vërtetë. Jeni mirënjohës për këtë dhuratë që posedoni për çdo ditë. Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm, mos e keqpërdorni atë, ndihmoni që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë. Kurseni ujin që ta keni!”, ka porositur Dafina.