Friday, April 5, 2024
Aktuale

Në regjionin e Gjakovës gjatë 24 orëve, 3 aksidente

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 32 aksident trafiku, prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale. Vetëm në rrugët e regjionit të Gjakovës, sipas kapiten Albin Sahatqija, komandant i trafikut regjional , kanë ngjarë  3 aksidente trafiku, prej tyre 2 në rrugët e Malishevës dhe një në Gjakovë. Në dy aksidente ka pasur të lënduar,  ndërsa në një tjetër vetëm dëme materiale.

Sahatqija ka thënë se për mosrepsketim të rregullave të trafikut janë shqiptuar 113 tiketa dhe për mosrespektim të masave anti covid janë shqiptuar 130 tiketa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *