Nën moton ” Atletika sport për të gjitha moshat” me datë; 11 dhe 12 Maj, 2023, në qytetin e Tiranës në Shqipëri, u mbajt Kampionati mbarëkombëtar për atletet Veteran.
Në këtë aktivitet sportiv, edhe pse me mot me shi, morën pjesë 97 atlet: Nga Shqipëria 67 atlet, nga Kosova 25 atlet. Ndërsa si pjesëmarrës mysafirë të këtij aktiviteti morën pjesë edhe 4 atlet nga Greqia, nga Maqedonia Veriore 5 atlet dhe nga Mali i zi 2 atletë.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe atleti veteran Gjakovar, në grup mosha 55 deri 59 vjeç, Kampion i Ballkanit: Agron Muçaku, i cili në ditën e parë të garave me dt, 11.05.2023, arriti këto rezultate në vijim:
Vendi parë në 400m, koha 1.10,27 sekonda dhe u shpalla kampion mbarë kombëtar në këtë disiplinë….