Tuesday, November 5, 2024
Lajme

Në Spital dhe në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare  gjendje gatishmërie, 24 orëshi i qetë

Në Spitalin rajonal Isa Grezda 24 orëshi I shkuar ka kaluar I qetë dhe pa asnjë rast të dyshuar me koronavirus. Drejtuesit e spitalit apelojnë: Rrini në shtëpi, na ndihmoni ta kalojmë këtë gjendje sëbashku!

Gjendje gatishmërie e mobilizimi sikurse në Spital, është edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Gjakovës.Në një postim në orët e mbrëmjes, QKMF ka shkruar:

“Edhe sot ekipet tona vazhdojne punen. Ekipi i urgjences i cili eshte 24 ore ne dispozicionin tuaj ju pershendet te gjitheve dhe ju siguron se jane shume te motivuar per te ofruar maksimumin e tyre ne luften kunder Covid-19. FORCA KAMPIONË! Ju urojme pune te mbare dhe pa probleme!”

Këtë mesazh në QKMF në Gjakovë e kanë përcjellë me foto:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *