Friday, December 27, 2024
Lajme

Në spitalin e Gjakovës asnjë i dyshuar,   në IKSHPK  sot 16 mostra negative

Gjatë 24 orëve të shkuara as në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezdaa në Gjakovë nuk ka pasur asnjë rast që ndonjë pacientë ka pasur shenja dyshimi për koronavirus. Drejtues të Spitalit thanë se ka qenë një natë e qetë dhe çdo gjë nën kontrollë dhe gaditshëmri të plotë nga ana e mantelbardhëve. Ata kanë përseritur edhe një herë kërkesën  që,   të jeni bashkë  në krye të detyrës, duke e ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit. · Mbani distancë nga njëri-tjetri.  Reduktoni daljet veç në raste emergjente. · Pastroni duart mirë dhe shpesh me sapun dhe dezinfektues me bazë alkooli dhe  Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, porosisin në Spitalin Isa Grezda.

Ndërkaq në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës  kanë bërër me dije perms një komunikate se , “ Sot me 19.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 16 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha janë negative”.

Ky Institut ka bërë me dije se , nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak”, thuhet mes tjerash në kumtesen e IKSHPK.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *