Site icon Gjakovapress

Në Spitalin Isa Grezda 24-orëshi i qetë

Në Spitalin Rajonal Isa Grezda, gjatë 24 orëve të shkuara janë ofruar shërbime sekondare për pacientet, ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë pacientë që është dyshuar me virusin korona. Infektologu dr. Afrim Sulejmani  ka thënë se në repartin e tij ka pasur vetëm një rast që ka pasur simptoma të gripit të zakonshëm dhe është në përkujdesje mjekësore.

“Ka qenë një natë e qetë me një gatishmëri të plot të stafit të Spitalit për të ofruar shërbime adekuate mjekësore. Stafi është i pajisur në tërsi me pajisje mbrojtëse dhe gjithçka po shkon sipas pritjeve”, ka thënë Sylejmani.

Ai ka këshilluar bashkëqytetarët për kujdes të shtuar.

“Të bëjmë disa gjëra që janë shumë të thjeshta, por shumë të rëndësishme. Të mos dalim e të mos kemi kontakte dhe të mbajmë higjenen personale. – Pastroj duart sa më shpesh, mbaje distancën 2 metra dhe rri në shtëpi sepse SË BASHKU DO TË JA DALIM “ ka këshilluar infektologu Sylejmani.

Nga data 8 Shkurt deri me 25 Mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 880 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 86 raste kanë rezultuar positive. Prej ketij numri 5 janë nga komuna e Gjakoves.

 

Exit mobile version