Në vend të Urës së shembur në Kramovik, ngritet Ura provizore
Nënkryetari i komunës së Gjakovës, Agim Koci ka pritur në takim përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të FSK-së ku është biseduar për problemet që ka sjellur shiu në komunë, posaçërisht në dëmtimin e urës në Rakovinë që pamundëson qarkullimin e automjeteve në magjistralen Gjakovë-Prishtinë. Me mbështetje gjithanshme të komunës por edhe të dy ministrive të vendit, nga ky takim ka ardhur përfundimi që deri me sanimin e dëmeve në urën e ndërtuar pas luftës, të ndërtohet një urë tjetër provizore në mënyrë që të mundësohet edhe funksionimi i trafikut në këtë magjistrale. Nga ky përfundim i arritur, pritet që me datë 22 prill të fillojnë punimet në ndërtimin e urës provizore e cila do të ndërtohet me mjete të Ministrisë së Infrastrukturës ndërsa punimet do ti kryejë FSK-ja.
Nënkryetari Agim Koci është shprehur falënderues që gjetën këtë mbështetje nga qeveria qendrore dhe punimet planifikohet të kryhen brenda dy javëve, respektivisht në fillim të muajit maj.