Thursday, March 28, 2024
Lajme

Në vitin 2020, lindje më pak se një vit më parë , ndërsa kurorëzime dyfish më shumë!

Gjatë vitit  që sapo e lamë pas, në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”, kanë lindur  1 mijë e 758 foshnja, prej tyre 903 djem e 855 vajza, (lindje me prerje cezariane kanë qenë 594). Kështu bëhet e ditur në raportin vjetor të këtij institucioni  shëndetësor. Ky numër është për 147 lindje më pak se një vit më parë, përkatësisht në vitin 2019.

Ky nuk është numri I saktë I të lindurve në komunën e Gjakovës, pasi që një numër I lindjeve është realizuar edhe spitalet private.

Ndryshe gjatë vitit 2020 në zyrën e gjendjes civile në Gjakovë janë regjistruar 2 mijë e 194, lindje të reja, prej tyre 1 mijë e 789 si të rregullta që kanë ndodhur gjatë këtij viti në institucionin publik shëndetësorë dhe 405 raste të regjistruara me vonesë.  Nga numri total  tek lindjet e rregullta, 1 mijë e 671 kanë qenë brenda vendit ndërkaq 118 jashtë vendit.

Po ashtu në këtë zyrë gjatë vitit 2020 janë regjistruar në total  937 raste të vdekjes, prej tyre 813  raste të regjistrimit të rregullt dhe 124 me vonesë.  Prej këtij numri të përgjithshëm brenda vendit janë regjistruar 766 raste të vdekjeve, ndërsa jashtë vendit 47 raste. Krahasuar me vitin 2019, kur për 12 muaj kishin vdekur 449,  në vitin 2020 ka pasur 364 raste më shumë.

 Sa i përket martesave të zyrtarizuara, gjatë vitit  janë regjistruar 807 raste të kurorëzimeve, prej tyre 703 brenda dhe 104 jashtë vendit. Një vit më parë

 Ishin kurorëzuar   415 çifte bashkëshortorë , ndërkohë që numri I martesave jashtë vendit ka qenë 110.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *