” Lajmin për këtë ngjarje të rëndësishme për Komunën tonë ma paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, javë më parë, ndërsa sot fillimin e grupit punues e konfirmoi edhe komandanti i Stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj”, ka thënë Kusari Lila.
Udhëheqës i grupit punues për të udhëhequr këtë proces është caktuar Ahmet Hasi.
Kusari Lila shpreh edhe falënderimet për të gjithë ata që punuan në për këtë process, që nga Qeveria e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.
“Urime Gjakovë, pas 25 viteve, Gjakova me të gjitha kompetencat shkëputet nga Peja. Falënderim i veçantë për strukturat udhëheqëse të Drejtorisë Rajonale në Pejë, por tani Gjakova e ka radhën të mbajë përgjegjësinë e plotë për rendin dhe sigurinë në Komunën tonë. Suksese popull i Komunës së Gjakovës, tabelat RKS 07 (007 në pritje”, theksohet në urimin e kryetares Mimoza Kusari Lila dedikuar qytetarëve të komunës së Gjakovës.