Në komunën e Gjakovës, nga 13 marsi, kur u paraqiten rastet e para e deri me sot janë të infektuar me covid 19, gjithsejt 611 persona. Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 5 raste të reja në qytet.
Numri i rasteve të vdekjeve nga Covid 19, në komunën e Gjakovës deri me sot ka arritur në 43. Kjo i bie që nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, në nivel vendi, që është 635 apo 4%, nga komuna e Gjakoves janë 7.1%. Kjo shkallë e lartë e vdekshmërisë është paraqitur ngase ka pasur numer të vogël të të testuarve, pra ka pasur shumë më tepër të dyshuar për covid 19 e që nuk janë testuar. Pra, kur ka numër më të madh të infektuave, edhe përqindja e vdekjeve bjen. Edhe në komunat e regjionit të komunës sonë vdekshmeria nga Covid është e lartë: në Rahovec 10.19 % dhe në Malishevë me 8.95 %. Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, janë hospitalizuar 16 pacientë e prej tyre 7 pacient janë të konfirmuar me Covid pozitiv. Aktualisht në këte qendër spitalore , 9 pacientë presin rezultate nga testimi dhe 9 pacientë të tjerë ndodhën me oksigjeno terapi, 1 në respirator si dhe 1 pacient ne CPAP maskë.