Sunday, December 29, 2024
Gjakova PresssLajmeSporti

Nga e hëna pallati i Sporteve i rinovuar në dispozicion të sportistëve

pallati-i-sportit-shani-nushiNga 3 dhjetori i vitit 2012 në pallatin e sporteve Shani Nushi në Gjakovë . me investimet e Komisionit Evropian kanë nisur punimet në renovimin e tij, për krijimin e kushteve më të volitshme për sportistët dhe vizitorët. Janë kryer punë të rëndësishme duke filluar nga ndërrimi I dyerve e dritareve, nyjave sanitare, izolimi, ndriçimi, ngrohja qendrore e shumë punë tjera duke e shndërruar pallatin e sporteve në një qendër modern me standarde evropiane.

Ndërkohë që sportistët gjakovarë për këtë periudhë  kanë qenë në hall të madh me mungesën e hapësirave për ushtrime dhe zhvillimin e ndeshjeve sportive. Duket se këtij problemi po I vjen fundi. Të premten është paraparë pranimi teknik dhe nga e hëna mundësia e zhvillimit të ndeshjeve dhe ushtrimeve për sportistët gjakovarë.

Lidhur me punimet që janë kryer në këtë objekt kapital të sportit, me mbi 1 milion e 400 mijw euro investime,  Faruk Domi, udhëheqës I sektorit të sporteve në komunën e Gjakovës, thekson se ia kanë ndërruar pamjen këtij objekti duke e bërë madhështor.

‘ Pos pullazit, mureve dhe dyshemesë çdo gjë është e re dhe Pallati i Sporteve  është jë arritje e madhe për komunën dhe sportistët’,  tha Domi.