Ndërkohë që sportistët gjakovarë për këtë periudhë kanë qenë në hall të madh me mungesën e hapësirave për ushtrime dhe zhvillimin e ndeshjeve sportive. Duket se këtij problemi po I vjen fundi. Të premten është paraparë pranimi teknik dhe nga e hëna mundësia e zhvillimit të ndeshjeve dhe ushtrimeve për sportistët gjakovarë.
Lidhur me punimet që janë kryer në këtë objekt kapital të sportit, me mbi 1 milion e 400 mijw euro investime, Faruk Domi, udhëheqës I sektorit të sporteve në komunën e Gjakovës, thekson se ia kanë ndërruar pamjen këtij objekti duke e bërë madhështor.
‘ Pos pullazit, mureve dhe dyshemesë çdo gjë është e re dhe Pallati i Sporteve është jë arritje e madhe për komunën dhe sportistët’, tha Domi.