Nga Marsi e deri me tash në komunën e Gjakovës 530 raste me Covid
Nga rastet e fundit të konfirmuar me COVID-19, nga komuna e Gjakovës ishin 6 pacient. Nga fillimi i pandemisë e deri me sot, nga komuna e Gjakovës të infektuar me virusin Korona janë 530 raste. Sipas Raportit të fundit të Spitalit të Gjakovës, janë 33 pacientë të hospitalizuar e që po trajtohen për Covid. Prej tyre 25 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Sipas këtij raporti 25 pacientë janë me oksigjeno terapi kurse 1 pacenët është në CPAP maskë.