Komuna e Gjakovës, para dy viteve ka filluar përpjekjet për mjedis të pastër duke themeluar një Task Forcë, angazhimi I të cilës është vlerësuar lartë. “Përkundër shtimit të orareve të pastrimit nga ana e kompanisë, pastrimit të
pikave të zeza, reagimit sipas raportimeve të qytetarëve, ende ka persona të cilët me ose pa vetëdije shkelin Ligjin për Mbeturina”, tha Kusari Lila .
Sipas saj, keqpërdorimet nga ana e qytetarëve janë nga më të ndryshmet si: përdorimi i shportave të vogla për mbeturina në hapësirat e qytetit për mbetjet familjare, hedhja e mbeturinave në brigjet e lumenjve, hedhja e mbeturinave familjare në hapësirat rekreative, si Shkugëz apo në parkun e qytetit e deri tek hedhja e mbetjeve shtazore në hapësira afër brigjeve të lumenjve, fushave të hapura si dhe hedhja e mbetjeve inerte në hapësira të rrugëve magjistrale, brigjeve të lumenjve e tjera.
Ndërkohë, komuna ju ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në luftimin e kësaj dukurie, duke raportuar këto raste.